Pique: Xavi do të qëndroj te Barcelona
E ardhmja e Xavit vazhdon të jetë e paqartë nëse do të jetë te Barcelona apo do të largohet në fund të sezonit. Trajneri katalunas muaj më parë ka konfirmuar se në fund të sezonit do të largohet, por shumë zëra kanë qarkulluar se ai do të mbetet.
Edhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka deklaruar se ata do të ishin të lumtur nëse Xavi do të mbetej në klub së paku edhe sezonin e ardhshëm. Për këtë ka folur tani edhe legjenda e Barcelonës, Gerard Pique, i cili ka thënë se është i bindur se Xavi do të mbetet në klub edhe për sezonin e ri.
“Nuk mendoj se vendimi i Xavit është 100 për qind… të shohim, mendoj se do të qëndrojë dhe jam i sigurt. Unë nuk flas çdo ditë me Xavin, por kemi folur disa herë. Unë dua më të mirën për të, sepse jam i sigurt se do të jetë më e mira për klubin”, ka thënë Pique.