Piraj: Nëse hiqet TVSh-ja për lëndën e parë, do të kemi tendencë të rimëkëmbjes ekonomike
Njohësi i çështjeve ekonomike dhe pronari i kompanisë “Meka”, Burim Piraj, ka komentuar propozimin që të hiqet Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSh) për lëndën e parë për bizneset, e cila është propozuar nga PDK-ja që të jetë pjesë e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike.
Piraj ka thënë se nuk është vetëm TVSh-ja pengesë për bizneset në këtë kohë pandemie. “Nuk është vetëm TVSh-ja pengesë, ka ende shumë lëndë të para që paguhet taksë doganore dhe autoritetet janë të njoftuara po si për çudi heshtin”, ka thënë Piraj.
Pavarësisht kësaj, Piraj ka thënë se nëse hiqet TVSh-ja për lëndën e parë për bizneset, do te ketë tendencë të rimëkëmbjes ekonomike.
“Nëse i bëjnë këto ndryshime, normal që në vitet në vijim do të kemi tendencë të rimëkëmbjes, por jemi shumë prapa vendeve fqinje të cilët moti e kanë reformuar sistemin e taksave dhe e kanë favorizuar shumë prodhimin e vetë”, ka deklaruar Piraj./ Gazet Scaner