“Pirati” shqiptar shënon gol ndaj Real Madridit
18 gusht 2024
| 23:11
Sulmuesi kosovar, i Mallorcas, Vedat Muriqi ka shënuar gol kundër Real Madridit.
Topin në rrjetë ai e futi në minutën e ’53-të, duke e barazuar kështu rezultatin.
Ky është goli i parë i Muriqit për këtë sezon në La Ligam spanjolle, e kjo kundrejt kampionit në fuqi.
Rezultati mes Real Madridit e Mallorcas për momentin është 1-1.
Goli i parë u shënua nga Rodrygo, në minutën e ’13-të.