Pireva pëson humbje nga polaku Ryszard
21 janar 2020
| 13:32
Në turneun ndërkombëtar “Strandja”, boksieri Besart Pireva tregoi boks të mirë sidomos në tre raundet e parë kundër polakut, Lewicki Ryszard mirëpo humbi me rezultat 3-2.
“Pireva tregoi shpirt luftarak dhe tregoi se është boksier që premton shumë. Ndoshta gjyqtarët si emër nuk e njohin se është boksieri më i ri me përvojë në këtë turne botëror. Por Pireva vazhdon me përgatitje dhe sparingje gjatë gjithë turneut dhe presin sfida tjera të radhës”, ka shkruar Latif Demolli, në profilin e vet në “Facebook”.