Pirlo: Kjo është arsyeja pse e zëvendësova Ronaldon

03 shkurt 2021 | 14:02

Trajneri Andrea Pirlo e zëvendësoi Cristiano Ronaldon me Alvaro Morata katërmbëdhjetë minuta pa përfunduar ndeshja kundër Interit, të cilën Juventusi e fitoi me rezultat 1-2.

Trajneri italian ka thënë se ketë veprim e bëri për faktin se portugezi i duhet në ndeshjen e se shtunës ndaj Romës në Seria A.

“Është normale, sepse zëvendësohesh në një ndeshje si kjo, dëshiron të vazhdosh të ndihmosh shokët tuaj të skuadrës, por gjithashtu duhet të mendojmë për kampionatin, pasi shtunën kemi një sfidë të rëndësishme. Ishte e drejtë ta nxirrnim në atë moment”, ka thënë Pirlo.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së…