Pirlo: Si trajner është më bukur të fitosh trofe
21 janar 2021
| 13:25
Andrea Pirlo i gëzohet trofeut të tij të parë si trajner. Pas triumfit në Superkupën e Italisë, trajneri i bardhezinjëve ka thënë se është më bukur të fitosh si trajner sesa si futbollist.
“Ndjej gëzim të madh, ngritja e trofeut tim të parë si trajner është ndryshe, mendoj edhe më mirë sesa si lojtar, sepse po drejtoj një skuadër kaq të mrekullueshme dhe në një klub historik. Është e mrekullueshme. Është e rrallë që dy skuadra luajnë mirë në një finale, gjëja e rëndësishme është të fitosh. Kur luan me këtë vendosmëri, atëherë fati mund të shkojë në anën tënde. Ne donim të provonim se nuk jemi skuadra e javës së shkuar kundër Interit, kështu që kur luan me këtë grintë, vendosmëri dhe qëndrim, fati vjen në rrugën tënde”, ka thënë Pirlo.