Pirlo, trajner i Fatih Karagumruk

12 qershor 2022 | 19:12

Legjenda italiane e futbollit, Andrea Pirlo, e ka marrë drejtimin e klubit turk, Fatih Karagumruk.

Ish-trajneri i Juventusit planifikon ta rikthejë karrierën e tij si trajner pas vitit jofrymëzues në krye të Bianconerëve që përfundoi me shkarkimin e tij.

Megjithatë, 43-vjeçari arriti ta fitonte Superkupën e Italisë dhe Kupën e Italisë, ndërkohë që pasuesi i tij (i rikthyer), Massimiliano Allegri e mbylli sezonin 2021/2022 pa asnjë trofe.

Në njoftimin e klubit turk thuhet se Pirlo ka nënshkruar kontratë njëvjeçare dhe trajneri pritet të prezantohet gjatë të martës duke u bërë trajneri i dytë italian(pas Francesco Farioli) që merr drejtimin e kësaj skuadre.

Fatih Karagmuruk zuri vendin e tetë në Superligën turke në sezonin e kaluar, ndërsa në ekip i kanë edhe tre lojtarë italianë: portierin Emiliano Viviano, mbrojtësin Davide Biraschi dhe anësorin Fabio Borini.

Pirlo pushoi gjatë sezonit që lamë pas duke e menduar opsionin për të marrë drejtimin e Sampdorias apo Salernitanas, mirëpo u tërhoq. Vendimi për të nisur nga nivelet më të ulëta do t’i ndihmojë që ta zhvillojë stilin e tij të lojës dhe të fitojë përvojë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga java e ardhshme do të karakterizohet me masa të…