Pirlo vazhdon të shënoj gola spektakolar nga gjuajtjet e lira (Video)

24 mars 2025 | 16:54

Ndërsa ligat evropiane janë në pauzë për shkak të pushimit ndërkombëtar, Tottenham ka vendosur të luajë një ndeshje bamirësie kundër Milanit në stadiumin e tyre.

Ishte një takim i skuadrave veterane dhe në fushë mund të shihnim emra të mëdhenj si Robbie Keane, Jermain Defoe, Dimitar Berbatov, Aaron Lennon dhe Teddy Sheringham në njërën anë dhe Dida, Cafu, Dario Simic, Andrea Pirlo dhe Marek Jankulovski nga ana tjetër.

Në minutën e 83-të, rezultati ishte 6:1 për Tottenhamin dhe më pas pamë momentin më të bukur të ndeshjes. Një goditje dënimi për Milanin iu dha 25 metra larg portës së Tottenhamit dhe më pas Andrea Pirlo tregoi se edhe në moshën 46-vjeçare është ende mjeshtër. Edhe pse ka tetë vite në pension, Pirlo tregoi klas dhe goditi objektivin si gjithmonë, dhe portieri Michel Vorm vetëm e shikoi topin duke u futur në gol.

Goli i Pirlos për 6:2 ishte edhe i fundit në ndeshje, ndërsa për Milanin shënoi edhe Cristian Zaccardo.

Robbie Keane shkëlqeu për Tottenhamin, duke shënuar një hat-trick, ndërsa Jermain Defoe, Sandro dhe Michael Brown shënuan secili nga një gol.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar 27-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit.…