“Pise femër, nivel i Gjestit” – Përplasje e ashpër mes G Banit dhe Eglit – ndërhyn edhe këngëtari
Para se të flinin, G Bani dhe Egli u përfshinë në një debat të ashpër në dhomën e gjumit, ku tonet e zërit u ngritën ndjeshëm.
G Bani, e revoltuar, nisi ta sulmonte verbalisht Eglin duke e quajtur “pise” dhe “pise femër”, madje e krahasoi me Gjestin, duke nënkuptuar se ata kishin të njëjtin karakter dhe sjellje.
Egli nuk qëndroi pasive ndaj akuzave dhe iu kundërpërgjigj G Banit duke e quajtur “i pafytyrë”.
Por kjo vetëm sa e acaroi më shumë situatën, pasi G Bani reagoi menjëherë dhe ia ktheu me tone edhe më të ashpra: “Ti je e pafytyrë, manipulatore, gënjeshtare! Ti prishte dasmën!”.
Mes tensioneve të larta, Egli u përpoq ta kthente situatën në ironi dhe i tha: “Faleminderit G Bani që u ktheve, se më kishte marrë malli”.
Në këtë moment, debati mori një tjetër drejtim kur G Bani e cilësoi Eglin si të një niveli me Gjestin.
Kjo bëri që Gjesti të ndërhynte duke e mbrojtur veten dhe duke i thënë me ironi: “Më mirë niveli im se i yti”.
Situata mbeti e tensionuar, ndërsa debati tregoi edhe një herë përplasjet dhe marrëdhëniet komplekse mes banorëve.