Pishina e Gërmisë pritet të hapet më 12 qershor

06 qershor 2021 | 13:28

Sezoni i verës tashmë veç ka filluar, e shumë pishina të cilat janë në ambiente të hapura janë duke bërë përgatitjet për hapjen e tyre për qytetarët.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe Pishina e Gërmisë, e cila gjatë ditëve të nxehta frekuentohet shumë nga qytetarët e kryeqytetit.

Liridon Llapashtica, kryeshef i ndërmarrjes e cila menaxhon me Pishinën e Gërmisë, ka bërë me dije për “Telegraf”-in se tashmë janë bërë përgatitjet që Pishina e Gërmisë të hapet më 12 qershor.

“Më 12 qershor, në ditën e çlirimit të Prishtinës planifikojmë të hapet pishina, por kjo do të varet edhe nga kushtet atmosferike”, ka thënë Llapashtica.

Ai ka treguar se si rezultat i situatës me pandeminë, rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik do të zbatohen në tërësi.

Vitin e kaluar kjo pishinë ishte hapur me një muaj vonesë për shkak të pandemisë, ndërsa edhe numri i personave të lejuar brenda saj ishte i limituar, ndërsa këtë vit pritet të nis sezoni normal i saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xavi Hernandez ka konfirmuar se e ka refuzuar Barcelonën dy…