Pishina e Gërmisë u mundëson studentëve të FEFS-it punësime sezonale

10 qershor 2020 | 19:43

Dekani i Fakultetit të Shkencave Sportive, Musa Selimi ka nëshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Liridon Llapashticën, kryeshefin e ndërmarrjes komunale Sport Marketing. Kjo ndërmarrje komunale e menagjon edhe Pishinën e Gërmisë.

Nëshkruesit e kesaj marrëveshjeje janë dakorduar që studentët e Fakultetit të Edukatës Fizike dhe Sportive gjatë sezonës të kenë mundësi punësimi sezonal por dhe të bëjnë praktikë.

Njoftimin e kësaj marrëveshje e ka bërë përmes rrjetit social, dekani i FEFS-së, Musa Selimi.

Postimi i plotë i Selimit:

‘Sot nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi me z.Liridon Llapashtica kryeshef i kompanisë Sport Marketing që menagjon me Pishinën e Gërmisë, studentët tanë  do të kenë mundësi punësimi sezonal dhe praktikë në disa disiplina!

FEFS&UP

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimi i Madh i Italisë, i planifikuar fillimisht për 31…