Pistoleta “Kalashnikov” që kërkon të bëhet aq e famshme sa automatiku
25 dhjetor 2019
| 11:08
Ushtria ruse ka vendosur ta ndryshojë pistoletën standarde të ushtarëve, të njohur me emrin “Makarov”.
Kjo ka bërë që prodhuesit e armëve të hidhen në garë. Cili do ta krijojë pistoletën që do t’i mbajnë ushtarët rusë në të ardhmen? Pretendenti kryesor duket “Kalashnikov Concern”, me pistoletën PL-15 K.
Po çfarë ka të veçantë kjo armë? Përdoruesit thonë se në dorë ndihet sikur po mban një i-Phone.
Ndihet më mirë dhe më lehtë se çdo armë tjetër. Është shumë e thjeshtë për t’u përdorur nga çdo person, pavarësisht përvojës.