Pistorius: Me sa e di unë, Gjermania nuk është e përfshirë në hetimet për Banjskën
05 shkurt 2024
| 13:26
Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius, ka thënë se Gjermania nuk është duke bërë hetime sa i përket sulmit terrorist të Banjskës.
“Sa i përket hetimeve, mesa e di unë Gjermania nuk është e përfshirë në hetime”, ka thënë ai të hënën në Prishtinë.
Më 24 shtator 2023 në Banjskë terroristët serbë kanë sulmuar Policinë e Kosovës, duke e vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.