
Pitbulli anulon një koncert për t’u kujdesur për familjen
03 shtator 2019
| 11:13
Pitbulli ka anuluar një koncert për hir të familjes së tij.
Artisti 38-vjeçar e ka anuluar shfaqjen e planifikuar për të dielën në Los Anxhelos për shkak të uraganit “Dorian”.
Pitbulli, i cili është me qendër në Majami, ka vendosur të qëndrojë në Florida, derisa uragani ka goditur, në mënyrë që të kujdeset për sigurinë e familjes së tij. Koncerti tani është planifikuar të mbahet më 12 shtator.