Pitoni gjendet me 500 rriqra në trup, trajtohet për anemi
16 janar 2019
| 10:52
Një gjarpër i gjetur me 500 rriqra në trup është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe vuan nga anemia.
Pitoni u gjet në një pishinë në oborrin e një shtëpie në “The Gold Coast”, Queensland, javën e kaluar.
Zvarraniku, i quajtur Nike, u trajtua nga veterinerët për infeksion të rrezikshëm.