Pjanic: Do t’u flas nipërve të mi që kam luajtur me Messin dhe Ronaldon
Miralem Pjanic është ndër futbollistët e rrallë qe e kanë pasur mundësinë të luajnë në të njëjtën skuadër me Lionel Messin dhe me Cristiano Ronaldon.
Mesfushori i Barcelonës është kthyer në Torino, ku do të luajë sonte përballë Juventusit, skuadër pjesë e të cilës ishte gjatë viteve 2016-2020.
“Është shumë e veçantë që më është dhënë mundësia të luaj edhe me Messin edhe me Ronaldon, ata janë fenomen absolutë. Është gjë e shkëlqyer të bashkëpunosh me ta”, ka thënë Pjanic në konferencën për medie në Torino.
Ai ka bërë me dije se do t’u flas nipërve të tij që ka luajtur me Messin dhe Ronaldon. “Do t’u tregoj nipërve se ata janë në mesin e futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave dhe se kam luajtur me që të dy, jo shumë lojtarë e kanë bërë këtë”, ka deklaruar ai.