Pjaniqi, afër Barcelonës
02 maj 2020
| 21:27
Miralem Pjaniqi mund t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës. Ylli boshnjak, i cili aktivizohet me skuadrën e Juventus, mund të bëjë një lëvizje të madhe në karrierën e tij, gjatë merkatos së verës.
‘Marca’ raporton se Barcelona është afër një marrëveshje për trasnferimin e Miralem Pjaniq. Skuadra katalane beson se 30-vjeçari do të përshtatej shumë mirë në sistemin e skuadrës dhe besojnë se ai ka akoma shumë për të dhënë nga këmbët e tij.
Pjaniq ka një kontratë me Juventus deri në vitin 2023, por kampionët e Serie A mund ta shesin atë për të ngritur fondet e skuadrës. Një tjetër skuadër që gjithashtu lidhet me Miralem Pjaniq është ajo e Paris Saint Germain. Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e ish anëtarit të Romës.