Pjaniqi do të largohet nga Barça, shkon te Sharjah
06 shtator 2022
| 16:53
Mesfushori Miralem Pjaniq do të largohet nga Barcelona edhe përkundër asaj se nuk është larguar në afatin kalimtar të verës.
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka konfirmuar vendimin e Pjaniqit për t’u larguar nga “Camp Nou”. “Pjaniq ka vendosur të largohet për më shumë mundësi. Ai ka qenë një profesionist i madh, kështu që mendoj se ai kishte shanse këtu, por secili zgjedh rrugën e vet”, ka deklaruar trajneri spanjoll.
Mesfushori boshnjak shumë shpejt pritet të zyrtarizohet te klubi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Sharjah FC. 32-vjeçari do të nënshkruajë kontratë 3-vjeçare.