Pjaniqi huazohet në Beshiktash
03 shtator 2021
| 10:29
Miralem Pjaniq i është bashkuar skuadrës turke Beshiktash në huazim njëvjeçar pa asnjë mundësi për të blerë pasi nuk ka luajtur për Barcelonën në sezonin e tij të parë në klub.
Afati kalimtar i transferimeve në Spanjë është mbyllur më 31 gusht, po rnë Turqi është ende i hapur, që do të thotë se mund të arrihet një marrëveshje për ta çuar boshnjakun në Stamboll.
Klubi turk e ka zyrtarizuar përmes një postimi në Twitter.
Transferimi në Turqi erdhi pasi që Pjaniqi nuk arriti marrëveshje me klubet italiane, ku ka shkëlqyer më parë me Romën dhe me Juventusin.