Pjaniqi: Mbylla historinë time në Itali, lamtumirën do ta japi më 23 gusht

02 gusht 2020 | 13:44

Futbollisti i Juventusit, Miralem Pjaniq përshëndeti tifozët bardhezi pasi ngriti titullin e 36-ë në histori.

Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, mesfushori boshnjak, i cili do të luajë sezonin e ri me Barcelonën shprehu gëzimin për kapitullin e bukur që ka shkruar me Juventusin gjatë këtyre viteve.

“Vetëm mendimi për më bën të rrëqethem, por kjo mbrëmje mbyll kapitullin tim në Serinë A me Juventusin. Por, ende nuk ka ardhur koha për të dhënë lamtumirën. Për këtë do të pres datën 23 gusht”, ka shkruar Pjaniqi në “Instagram”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Besmir Bojku karrierën futbollistik…