
Pjaniqi mungon një muaj
28 tetor 2019
| 15:01
Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjaniq pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Lecces në fundjavë që “Zonja e Vjetër” e luajti baras 1-1.
Mesfushori boshnjak u zëvendësua në pjesën e dytë pasi kishte problem me muskujt e pasmë të kofshës së djathtë, kurse pritet të mos jetë në dispozicion te Juves për katër javët e ardhshme. Besohet se Pjaniqi do të rikthehet për ndeshjen e 23 nëntorit ndaj Atalantës.
/Epoka e re/