Pjaniqi: Nuk kam ndërmend te largohem nga Juve

21 korrik 2019 | 14:13

Miralem Pjaniq po bëhet gati të nisë sezonin e tij të katërt me Juventusin, por këtë herë nën drejtimin e Maurizio Sarrit. Mesfushori boshnjak foli me superlativa për trajnerin e ri dhe pranoi se i pëlqen roli të cilin Sarri i ka besuar.

“Në futbollin e Sarrit, roli im është shumë i rëndësishëm dhe jam shumë i kënaqur për këtë. Mezi po pres të luajmë dhe të përmirësohemi”, ka thënë mesfushori boshnjak.

“Më vjen të qesh kur lexoj se jam në merkato dhe se jam pranë largimit. E njëjta gjë ndodhi edhe vitin e kaluar, kur flitej për raporte jo të mira mes meje dhe Allegrit, ndonëse gjithçka ishte perfekte. Jam shumë i lumtur te Juventusi dhe nuk kam ndërmend te largohem”, ka shtuar Pjaniq.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ato kanë përfunduar turne epike të ribashkimit në Mbretërinë e…