Pjaniqi: Roma do të luftojë për titullin
19 dhjetor 2017
| 12:53
Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjaniq, thotë se ish-klubi i tij, Roma, do të luftojë për titullin e ligës italiane këtë edicion.
Juventusi dhe Roma do të takohen mes vete këtë të shtunë në orën 20:45 dhe reprezentuesi boshnjak ka deklaruar se ish-klubi i tij do të garojë për titull.
“Ka edhe shumë ndeshje të rëndësishme para pushimit dhe ne duhet të jemi të gatshëm për ndeshjen e ardhshme kundër Romës. Ata janë një skuadër e fortë dhe do të jenë në garë për ‘Scudetto’”, ka deklaruar Pjaniq, i cili për 32 milionë euro ishte transferuar nga Roma te Juventusi në verën e vitit 2016.