Pjaniqi shërohet nga Covid-19

09 shtator 2020 | 10:19

Mesfushori i Barcelonës, Miralem Pjaniq është shëruar nga koronavirusi.

17 ditë pasi rezultoi pozitiv me virusin, boshnjaku këtë të martë (8 shtator) është testuar sërish dhe ka dalë negativ.

“Sot kam marrë konfirmimin se jam testuar negativisht. Do t’i nënshtrohem edhe një testi të dytë sot dhe nesër do të marr vesh rezultatet”, deklaroi Pjaniq për mediat boshnjake.

Gjithashtu media thekson se nëse gjithçka shkon mirë, Pjaniq do të udhëtojë nesër ose të enjte në Barcelonë , ku do t’i nënshtrohet edhe një tjetër testi për koronavirus dhe më pas do të bashkohet me ekipin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti italian, Giacomo Bonaventura, është bërë me skuadër të re.…