Pjesa e katërt e filmit Matrix po vjen, këto janë pamjet e filmit
“U kam thënë producentëve se duket i mahnitshëm, por unë kam vdekur”!
Keanu Reeves ka treguar se si ishte shokuar kur atij i është kërkuar që të rikthehet për pjesën e katër të filmit Matrix dhe ta luajë të ringjallurin Neo.
Kohët e fundit është zbuluar se karakteri i tij, Neo, do të rikthehet nga të vdekurit në pjesën e katër të Matrix, e cila pritet të jepet premierë për publikun muajin tjetër.
Të premten, Keanu Reeves (57) i është bashkuar në bisedë virtual në emision Graham Nortonin derisa ka folur virtualisht nga SHBA për rikthimin e filmit shkencoro-fantastik.
Keanu, i cili do të luajë karakterin kryesor të Neos në pjesën e katër të filmit, “The Matrix Resurrections”, ka diskutuar ringjalljen e karakterit të tij dhe ka dhënë detale se si kishte reaguar kur i ishte thënë që të rikthehet për ta luajtur karakterin që i ishte vrarë.
“Shpresoj që njerëzit ta pëlqejnë atë – është shumë interesant dhe ishte një përvojë e jashtëzakonshme gjatë xhirimit të tij”, ka thënë Keanu për filmin në emision.
Pyetja kryesore e të gjithëve mbetet se si ringjallët Neo në filmin e ri, pas vdekjes se tij para 18 viteve.
“Kur regjisori më kërkoi mendim se çfarë mendojë për ta bërë edhe një film tjetër për Matrix unë thashë: Çfarë? Tingëllon mahnitshëm, por unë kam vdekur”, ka treguar aktori kur e kishte bërë të njëjtën pyetje.
“Ajo ishte kështu, ‘A jeni pro?’ dhe unë i thashë ‘Më trego!’. Ajo shkroi një tregim të bukur dhe më pëlqen ta luajë këtë karakter. Si jam gjallë unë do të shpjegohet’”.
Duke qenë në emisionin e humoristit Jack Whitehall ai është pyetur pse ai ka refuzuar të luajë në “Speed 2”.
“Në atë kohë nuk ju përgjigja skenarit. Me të vërtetë kam dëshirë që të punoj me Sandra Bullock, me pëlqen që të luaje edhe me Jack Traven dhe më pëlqen Speed. Nuk kam asgjë kundër artistëve që kanë qenë të involvuar në këtë projekt, por në atë kohë ndjeja se nuk ishte koha e duhur për të luajtur aty”, ka treguar Keanu.