Pjesa e parë: Ballkani-Drenica dhe Besa-Trepça ‘89
05 mars 2021
| 13:48
Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës, të vlefshme për javën e 23-të, raporton “Epoka e re”.
Ballkani në Suharekë është duke fituar kundër Drenicës 1-0, derisa golin e vetëm e shënoi Arbër Hoxha.
Në Pejë, Trepça ’89 po fiton kundër Besës (0-1), autor i golit ishte Robet Rrahmani.