Pjesa e parë: FC Prishtina superiore ndaj Europa FC

05 korrik 2018 | 19:48

FC Prishtina ka qenë skuadër superiore ndaj Europa FC në pjesën e parë, pasi rezultati pas dyzetepesë minutave është 3-0.

Armend Dallku realizoi dy gola nga penalltia, kurse një tjetër e shtoi Gauthier Mankenda, i cili realizoi gol të bukur nga largësia. Vendasit e kishin edhe një rast të mirë, por Korencia nuk arriti të shënoi golin e katërt në këtë ndeshje. Prishtina thuajse e ka siguruar kualifikimin, pasi ndeshja e parë është mbyllur 1-1.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina e ka “rehatuar” kundërshtarin e sotëm në Evropa Ligë,…