Pjesa e parë: Italia në epërsi ndaj Shqipërisë
15 qershor 2024
| 21:54
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për Kampionatin Evropian.
45 minutat e parë u mbyllën me rezultat 2:1 për italianët.
Dueli nisi mirë për kuqezinjtë, që kaluan në epërsi pas vetëm 23 sekondash lojë nëpërmjet Nedim Bajramit.
Megjithatë, Italia shpejt mori veten dhe përmbysi gjithçka.
Fillimisht Bastoni barazoi rezultatin në minutën e 11-të me një gol me kokë.
E pesë minuta më pas, Barella me gol nga distanca përmbysi rezultatin dhe kaloi “azzurri” në epërsi.