Pjesa e parë: Ja rezultatet në pesë ndeshjet e Superligës

16 maj 2021 | 15:49

Kanë përfunduar pjesët e para në pesë ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll.

Prishtina është duke triumfuar në Gjilan me rezultat 0-2, dhe në këtë mënyrë është duke shkuar drejtë titullit te kampiones. Golat i shënuan Gledi Mici nga penalltia dhe Qëndrim Zyba.

Fitore është duke shënuar edhe Ballkani në përballje me skuadrën e Trepçës ’89 (2-1), derisa golat për vendasit u shënuan nga Ermal Krasniqi dhe Arbër Hoxha. Për mysafirët realizoi Arbnor Muja.

Edhe Drita është duke e mposhtur Drenicën pas pjesës së parë (0-1), derisa golin e vetëm e shënoi kapiteni Ardian Limani (12’).

Pjesa e parë e ndeshjes mes Feronikelit dhe Besës ka përfunduar 1-1, me rezultat identik përfundoi pjesa e parë e ndeshjes Arbëria-Llapi.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autostradat në Kosovë vazhdojnë të jenë pa pagesë, kurse ato…