Pjesa e parë katastrofë, jam shumë i zemëruar me ekipin

27 dhjetor 2020 | 11:14

Chelsea doli pa pikë nga përballja jashtë fushe me Arsenalin. “Blutë e Londrës” u mposhtën 3-1 në derbin e Londrës, duke regjistruar disfatën e katërt në Premier League për këtë sezon. Trajneri i Chelsea, Frank Lampard foli mbas ndeshjes.

“Pjesa e parë ishte negative, ndeshja u vështirësua dhe kishim një mal të lartë për të ngjitur. E kishim të qartë se ishte një derbi Londre dhe Arsenali është një skuadër shumë e talentuar. Ndoshta lojtarët u ngarkuan shumë përpara këtij takimi.

Kishim një shans të mirë për t’u ngjitur në vendin e dytë, por humbëm dhe jam shumë i zemëruar. U treguam naivë te penalltia dhe goditja e dënimit, i dhuruam të dyja. Jam i zhgënjyer me pjesën e parë dhe nuk flas vetëm për aspektin taktik“, thekson trajneri anglez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demi Roze ka ngritur temperaturat edhe për festën e Krishtlindjeve.…