Pjesa e parë: Kosova po fiton ndaj Islandës
20 shkurt 2020
| 20:00
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është në epërsi të lehtë pas pjesës së parë të ndeshjes ndaj Islandës.
Kosova e Islanda po luajnë në Prishtinë në hapje të raundit të parë të paraeliminatoreve për Botërorin e vitit 2023.
Pas 20 minutave lojë, Kosova udhëheq me shifrat 35:34. “Dardanët” kanë udhëhequr prej fillimit, ndërsa çereku i parë përfundoi me shifrat 22:13. Në çerekun e dytë islandezët janë afruar në vetëm një pikë, 35:34. Shawn Jones ka shënuar tetë pikë, ndërsa Erjon Kastrati shtatë.