![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/10/salah-2.jpg)
Pjesa e parë, Liverpooli po e shkatërron Unitedin
Liverpooli është duke e mposhtur bindshëm Manchester Unitedin, në kuadër të xhiros së nëntë në Premierligë. “Reds” janë duke fituar me rezultat të thellë 0-4.
Pas vetëm pesë minutave lojë, Naby Keita shënoi pas një asistimi të bukur nga Mohamed Salah. Ndërsa, nëntë minuta më vonë, nga një kundëraksion i shpejtë, Alexander-Arnold në mënyrë maestrale pasoi te Diogo Jota që lehtësisht dërgoi topin në rrjetë (13′).
Dy lojtarët që bashkëpunuan te goli i parë, arritën të përsërisin punën veçse këtë herë ndryshuan vendet, me Salah që shënoi dhe Keita asistoi (38′). Krejt në fund, egjiptiani doli sërish në skenë duke shënuar edhe golin e katërt pas një asistimi nga Jota (45+4). United në këtë pjesë nuk kishte ndonjë rast të rrezikshëm, pos gjuajtjes së CR7 që u ndal nga Robertson.