Pjesa e parë: Llapi dhe Ballkani po humbasin, Gjilani po fiton
13 mars 2024
| 14:01
Janë mbyllur pjesët e para të tri ndeshjeve të xhiros së 25-të të Superligës së futbollit.
Dy skuadrat që po luftojnë për titull, Ballkani dhe Llapi janë duke humbur pas pesës së parë.
Llapi po pëson nga Malisheva (1-0), e cila ka shënuar me anë të Drilon Hazrollaj nga penalltia.
Ndërsa, Ballkani po humbin nga Fushë Kosova në Lipjan (1-0). Për “Pampurat” shënues ishte Alden Skrijelj.
Ndërkaq, edhe Gjilani po fiton ndaj Lirisë me rezultat identik, 1-0 falë golit të Elvedin Heric.
SUPERLIGA
Malisheva – Llapi 1-0
Fushë Kosova – Ballkani 1-0
Gjilani – Liria 1-0