Pjesa e parë, Llapi po e shkatërron Ulpianën

19 tetor 2021 | 13:49

Pas pjesës së parë, Llapi është duke shënuar fitore bindëse ndaj Ulpianës (0-3).

Skuadra e Tahir Batatinës është treguar e fortë në dyzetepesë minutat e parë ku ka arritur të shënoi plotë tre gola. Në minutën e 8-të, Valmir Veliu realizoi për 0-1. Golin e dytë e shënoi Idrizi, në minutën e 21-të. Ndërsa për 0-3 është përkujdesur Ramadani.

Në ndeshjen tjetër Prishtina është duke e mposhtur Malishevën 2-0, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Feronikeli dhe Drita e mbyllen pjesën e parë me rezultat 0-0.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi…