Pjesa e parë: Malisheva-Ballkani, 0-2
24 nëntor 2023
| 13:48
Kampionët në fuqi të Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani e ka mbyllur pjesën e parë të ndeshjes ndaj Malishevës me rezultat 0-2.
Në minutën e 30-të, Nazmi Gripshi shënoi për 1-0. Tre minuta pa përfunduar pjesa e parë, Ballkani shënoi edhe golin e dytë me anë të Albin Berisha.
Kjo ndeshje është në kuadër të javës së 15-të në elitën e futbollit kosovar dhe po zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj”.