Pjesa e parë: Rumani – Kosovë, 0-0  

12 shtator 2023 | 22:31

Pjesa e parë e ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0.

Ndeshja e grupit I kualifikuese për Kampionatin Evropian ka qenë mjaftë interesante ku nuk mungojë edhe një ndërprerje nga gjyqtari si pasojë e sjelljes se tifozëve rumunë të cilët shfaqen një baner ku thuhej “Kosova është Serbi”. Ndeshja rifilloi dhe Kosova është paraqitur mirë duke krijuar dy raste të mira shënimi, por të cilat nuk i konkretizuan në gol Vedat Muriqi dhe Edon Zhegrova.

Në fund të pjesës së parë, Kosova mbeti me një lojtar me pak pasi Muriqi u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhëve. Pjesa e dytë nuk do të jetë aspak e lehtë për “dardanët” për faktin se kanë një lojtar me pak në fushë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës ka rifilluar pas disa minutash…