Pjesa e parë: Suhareka po e deklason Llapin
10 dhjetor 2024
| 13:54
Suhareka është duke e deklasuar Llapin në ndeshjen e fundit të xhiros së 16-të të Superligës së futbollit.
Brenda vetëm 20 minutash, therandasit i shënuan tre gola dhe po avancojnë 3-0 në stadiumin e qytetit në Suharekë
Serinë e golave e hapi Mevlan Zeka, i cili shënoi nga penalltia. Më pas, Stijepovic shënoi nga afërsia pas një harkimi nga goditja e këndit.
E pas pak minutash Eneid Kodra realizoi me kokë për ta ngritur epërsinë e vendësve. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë. Suhareka po shkon me hapa të sigurt drejt fitores, e cila i mungoi në pesë ndeshjet e fundit. Kurse, llapjanët nëse vazhdojë kështu do ta kalojnë edhe ndeshjen e nëntë radhazi pa fitore në Superligë