Pjesa e parë: Vëllaznimi-Drenica (1-0) dhe Llapi-Gjilani (0-0)
08 prill 2018
| 14:53
Vëllaznimi është duke e mposhtur Drenicën pas pjesës së parë të ndeshjes që po zhvillohet në Gjakovë, me rezultat 1-0.
Vendasit kanë mbetur pas katërmbëdhjetë minutave lojë me një lojtar më pak, pasi Altik Muhxaheri u përjashtua me karton të kuq. Dhjetë minuta më pas, Vëllaznimi e shënoi golin e parë nëpërmjet Lekë Vulës (1-0). Ndeshja tjetër në mes Llapit dhe Gjilanit ka përfunduar pa gola në pjesën e parë.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)