PJESË E INFORMATËS ZYRTARE NGA ZONA OPERATIVE E KARADAKUT, TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, PËR DITËN E ÇLIRIMIT TË GJILANIT
Ngjarje historike për Zonën operative të Karadakut!
Ushtria Çlirimtare e Kosovës e prirë nga Komandanti i Shtabit të ZOK-ut Ahmet Isufi- Rexha, hyri në qytetin e Gjilanit!
Gëzimi dhe dashuria për ardhjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në qytet janë të jashtëzakonshme! Populli ka dalë në rrugë! Janë mbushur sheshet përplot!
Brohoritje për Ushtrinë tonë Çlirimtare, për Komandantin Legjendar Adem Jashari e për Kryeministrin Hashim Thaçi!
Thirrjet hej dilni se kanë ardhur luftëtarët e lirisë, bashkëluftëtarët dhe vazhduesit e rrugës çlirimtare të dëshmorëve Kadri Zeka e Rexhep Mala , Nuhi Berisha dhe Zija Shemsiu, janë të fuqishme, gjëmojnë si krater vullkani!…
Sokol GASHI
Shërbimi për Informim Publik
Gjilan,16 Qershor 1999!
Në nderim të 25 vjetorit të çlirimit të qytetit të Gjilanit, po e ribotoj një pjesë të INFORMATËS, e cila atëherë, u përgadit enkas për 15 Qershorin 1999, dhe emetua dhe u botua, një ditë më vonë, pra më 16 Qershor 1999, për Radio Televisionin Shqiptar – RTSH, dhe për Radion Kosova e Lirë, lexuar nga unë Ismet Sylejmani, me pseudonimin e luftës Sokol Gashi, në cilësinë e Shefit për Informim Publik, të Zonës Operative të Karadakut, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!