Pjesë të raketës ruse do ta godasin tokën brenda 24 orësh

06 janar 2022 | 08:33

NASA po gjurmon një pjesë të raketës ruse “Angara-A5” e cila u lëshua nga porti hapësinor Plesetsk në rajonin veriperëndimor të Arkhangelsk të Rusisë më 27 dhjetor, por doli jashtë kontrollit.

Pritet që brenda 24 orëve një pjesë e raketës të bjerë në Tokë, por nuk dihet saktësisht se ku. “Është e sigurt të thuhet se në 24 orët e ardhshme do të jetë në rënie, por askush nuk mund të thotë ku saktëssht”- tha Holger Krag, kreu i Agjencisë Hapësinore Evropiane të Hapësirës për CNN.

Megjithatë, mes shkencëtarëve ka mendime se pjesa e raketës mund të bjerë në Oqeanin Paqësor, Oqeanin Indian, Meksikë dhe Teksas.

“Për të qenë i qartë, unë NUK e konsideroj këtë objekt si shumë të rrezikshëm”-shkroi McDowell në Twitter.

Shumica e pjesëve të raketës hapësinore digjen gjatë rihyrjes në atmosferën e Tokës, por ekziston mundësia që atë të depërtojnë dhe të shkaktojnë dëme të mundshme nëse bien në zona të banuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krerët shtetërorë të Serbisë edhe gjatë vitit 2021 vazhduan me…