Pjesëmarrësit e “Sunny Hill” lirohen nga pagesa e transportit publik

20 korrik 2024 | 14:09

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nisja bëhet nga ora 17:00 te parking i Pallatit të Rinisë, dhe transport do të ketë deri në orën 05:00 të mëngjesit.

“Të gjithë pjesënarrësit e “Sunny Hill Festival” LIROHEN nga pagesa e transportit publik. Pra të gjithë ju që doni të shkoni në këtë festival, do të mund të udhëtoni falas me autobusë të Trafiku Urban Prishtinë nga data 25 deri më 28 korrik. Nisja bëhet nga ora 17:00 te parkingu i Pallatit të Rinisë, dhe transport do të ketë deri në orën 05:00 të mëngjesit”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat në Serbi kanë publikuar një video, në të cilën,…