Pjesëmarrje masive në kuvendin zgjedhor të nëndegës së zëvendësministrit Izmi Zeka
17 mars 2019
| 10:12
Nëndega e njëzetë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Gjilan ka mbajtur kuvendin zgjedhor, ku është zgjedhur kryetari i ri i saj.
Në këtë nëndegë pati pjesëmarrje masive të anëtarëve. 167 delegatë të pranishëm në këtë kuvend konfirmuan nëndegën njëzetë si bastion të PDK-së në qytet.
Me tre kandidatë për kryetar të kësaj nëndege, në mënyrë demokratike u zgjodh kryetar Kujtim Bajrami.
I pranishëm në këtë kuvend zgjedhor ishte edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, zyrtar i lartë i kësaj partie në Gjilan, Izmi Zeka.