Pjesëtarë të UÇK-së u stërviten nga CIA, MI6 dhe BND, thotë hulumtuesi britanik

18 prill 2023 | 09:05

Ishte viti 1996 kur shërbimi sekret amerikan, CIA, ai britanik MI6 dhe shërbimi sekret zviceran vendosen kontaktet e para me pjesëtarë të UÇK-së.

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka qenë aleat i kryeministrit britanik Tony Blair dhe në kontakte të vazhdueshme me të dhe me ministrin e jashtëm Robin Cook, gjatë luftës së Kosovës, ka shkruar hulumtuesi britanik i çështjeve ushtarake dhe të intelegjences, Mark Curtis në revistën Declassified UK.

Sipas tij, gjatë vitit 1998, shërbimi amerikan CIA dhe ato britanike dhe gjermane ndihmuan UÇK-në në luftën kundër forcave serbe.

“Në një moment, në fund të vitit 1998, Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes së SHBA-së iu afrua MI6 me detyrën për të armatosur dhe trajnuar UÇK-në, raportoi gazeta Scotsman. Një burim i lartë ushtarak britanik i tha gazetës: MI6 nënkontraktoi operacionin me dy kompani britanike të sigurisë, të cilat nga ana e tyre iu afruan një numri ish-anëtarësh të regjimentit 22 SAS. Më pas u hartuan listat e armëve dhe pajisjeve të nevojshme për UÇK-në. Operacioni i fshehtë thuhet se u financua nga CIA, ndërsa shërbimi sekret gjerman, (BND), ofroi armë dhe trajnime”, ka shkruar Curtis.

Trajnimi britanik thuhet se ka përfshirë udhëzimin e oficerëve të UÇK-së për taktikat guerile dhe perdorimin e armëve, teknikat e zënies së pritave si dhe kryerjen e operacioneve të mbledhjes së inteligjencës nga pozicionet serbe.

“UÇK-ja sigurisht u tregua e dobishme për planifikuesit anglo-amerikanë. Një muaj pas fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s, kryeministri Blair tha se UÇK-ja po ka sukses më të madh në terren në Kosovë dhe me të vërtetë ka rimarrë disa pjesë të saj”, ka shkruar ai.

E përshkruar në raportet e mediave si “sytë dhe veshët” e NATO-s në terren në Kosovë, UÇK-ja po përdorte telefona satelitorë për t’i siguruar NATO-s detajet e objektivave serbe, sipas raporteve në mediat britanike.

Një pjesë e këtyre pajisjeve të komunikimit i ishte dorëzuar fshehurazi UÇK-së një javë para fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s nga oficerë amerikanë, ka shkruar Curtis.

Burimi:

Blair’s Former Allies on Trial for War Crimes

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 25-vjeçar, shtetas zviceran, po akuzohet nga Prokuroria e Përgjithshme…