Pjesëtarët boshnjakë të FSK-së u intervistuan për tri orë rresht

19 janar 2019 | 22:01

Autoritetet e Serbisë kanë ndaluar të shtunën për tri orë dy pjesëtarë boshnjakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Alen dhe Amel Ujkanoviq në vendkalimin kufitar në Jarinjë.

Dy pjesëtarët e FSK-së ishin duke shkuar tek familjarët e tyre në Novi Pazar, dhe ata u ndalën vetëm pse janë pjesëtarë të FSK-së.

Ndërkohë rreth këtij rasti ka reaguar zëvendësministri në Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike (MDIS) nga komuniteti Boshnjak i Kosovës (nga koalicioni Vakat) Ćerim Bajrami, i cili ka thënë se gjatë gjithë ditës është raportuar se dy të arrestuarit janë nga komuniteti serb, por sipas tij ata janë ushtarë të FSK-së të komunitetit boshnjak.

Zëvendësministri Bajrami e ka dënuar këtë veprim që ka bërë Serbia, duke ndaluar këta dy ushtarë të FSK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma Socialdemokrate në Prishtinë ka mbajtur punëtorinë e Kryesisë së…