Pjesëtarët e FSK-së kthehen prej operacionit të kërkim-shpëtimit nga Turqia

20 shkurt 2023 | 21:47

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë kthyer të hënën në Kosovë nga Turqia, ku kanë ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit, pas tërmeteve të 6 shkurtit që kanë lënë të vdekur mbi 40.000 njerëz.

Pjesëtarët në aeroportin Prishtinës janë pritur nga kryeministri, Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

Ata gjithashtu u nderuan me medalje nga FSK-ja për punën e guximshme që kanë bërë në zonat e prekura nga tërmeti.

“Rastet e tilla të fatkeqësive janë momentet të cilat përcaktojnë miqtë dhe karakterin e vërtetë të secilit, dhe në këtë rast, gatishmëria e menjëhershme e pjesëtarëve të FSK-së për të ofruar ndihmën tuaj në operacionin e kërkim-shpëtimit miqve tanë turq, tregon për një fisnikëri e ndjenjë mirësie që tejkalon njerëzoren. Këta janë krenaria jonë, heronjtë tanë që përveçse shpëtuan jetë njerëzore treguan edhe nivel të lartë profesionalizmi”, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielen në qytetin e Junikut është mbajtur Turneu i…