Pjesëtarët e FSK-së marshojnë në kujtim të rrugës së betejave të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit
Sot Kompania e Task Forcës për Kërkim dhe Shpëtim, Regjimenti i Mbrojtjes Civile të FSK-së, në Pomozotin, e udhëhequr nga komandanti Eset Loku, kanë marshuar në kujtim të rrugës së betejave të Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, nga Pomozotini, në Gllanasellë te vendi i rënies së tyre, e deri në Sheshin e Drenasit ku janë përjetësuar në bronz heroi dhe heroina.
“I falënderova sinqerisht të gjithë pjesëmarrësit e këtij marshimi dhe urova që sa më shpejt, FSK-ja edhe praktikisht të bëhet ushtri, në shërbim të të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, duke përcjell amanetin e dëshmorëve tanë, për shtet, sovranitet dhe integritet të vendit”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Gjatë qëndrimit në sheshin Fehmi Lladrovci, u zhvillua një mikpritje e jashtëzakonshme nga nxënësit dhe arsimtarët e shkollës “Rasim Kiçina”.
/Epoka e re/