Pjesëtarët e FSK-së në ndihmë të stafit mjekësor në Deçan (foto)

14 korrik 2021 | 13:52

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë me dije se nga dita e djeshme, njësitet e specializuara të FSK-së kanë vazhduar pa ndërprerje operacionin për menaxhimin dhe tejkalimin e situatës emergjente në Deçan.

Ai ka thënë se Ministria e Mbrojtjes ka angazhuar pesë njësi të specializuara në lidhje me situatën e krijuar në Deçan.

“Sot, bazuar në rrethanat dhe nevojat e Shtabit Emergjent kemi angazhuar pesë njësi të specializuara: për detektimin e materieve të rrezikshme, për skanimin dhe incizimin e zonës në burimet dhe rrjedhën ujore, në asistencë mjekësore, operacione civile së bashku edhe me njësinë homologe të forcave amerikane si dhe oficerët për planifikim dhe organizim shtabor. Vazhdojmë operacionet tona deri në tejkalimin e situatës emergjente dhe rikthimit të gjendjes normale. Ky është misioni ynë! Kjo është detyra jonë!”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

May be an image of 4 people, people standing and military uniform

May be an image of 1 person, standing and indoor

May be an image of one or more people, people standing and outdoors

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se situata pas…