Pjesëtarët e FSK-së ofrojnë ndihmë pas vërshimeve në Suharekë
Reshjet e shiut mbrëmë në Suharekë kanë shkaktuar dëme të shumta materiale.
Në mbështetje të Komunës dhe qytetarëve të Suharekës, pjesëtarët e FSK-së ofrojnë shërbimin profesional pas vërshimeve të mbrëmshme, ka bërë të ditur, zv/ministri i FSK-së, Burim Ramadani
“Kemi pranuar kërkesën kërkesën e Kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj, dhe me vendim të Kryeministrit Haradinaj, institucionet qendrore kanë reaguar në formë të koordinuar”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në “Facebook”.
Shkrimi i plotë:
FSK në mbështetje profesionale për Suharekën pas vërshimeve
Vizitova Suharekën pas vërshimeve të mbrëmshme, që kanë shkaktuar dëme të shumta materiale.
Në mbështetje të Komunës dhe qytetarëve të Suharekës, pjesëtarët e FSK-së ofrojnë shërbimin profesional pas vërshimeve të mbrëmshme.
Kemi pranuar kërkesën kërkesën e Kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj, dhe me vendim të Kryeministrit Haradinaj, institucionet qendrore kanë reaguar në formë të koordinuar.
Në Suharekë erdhi edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi.