Pjesëtarët e FSK-së përkujdesen për sigurinë e vizitorëve në Brezovicë
09 shkurt 2019
| 20:08
Gjatë kësaj fundjave Qendra e Skijimit në Brezovicë, ka pritur një numër të madh të vizitorëve pas disa ditëve që ishte e mbyllur.
Për sigurinë e tyre gjatë ditës së sotme është përkujdesur edhe një njësitë i Forcave të Sigurisë së Kosovës.
“Ekipet profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ditë më parë me mbushje eksplozivi kishin goditur dy caqe të identifikuara me rrezik mesatar për krijimin e ortekëve të borës, duke bërë të mundur kështu rihapjen e këtij kompleksi turistik”, thuhet në njoftimin e Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës që është publikuar në faqen zyrtare në “Facebook”.