Pjesëtarët e FSK-së realizojnë me sukses trajnimin “Simboli i ujkut”

23 dhjetor 2020 | 12:40

Në trajnimin tre javor, pjesëtarët e njësive të Komandës së Forcave Tokësore kanë realizuar trajnimin “Simboli i ujkut”, raporton “Epoka e re”.

Ata kanë demonstruar shkathtësitë e tyre taktike dhe të mbijetesës përmes testimeve fizike, ligjëratave, aktiviteteve sulmuese, repelimit sfidues, reagimit ndaj kontaktit, kalimit të pengesave ujore në ujin e akullt dhe operacionin final 72 orësh dhe 110 kilometra marshim në këmbë me 30 kilogramë pajisje ushtarake.

“Simboli i ujkut” është njëri ndër trajnimet më të avancuara dhe sfiduesi për pjesëtarët e FSK-së ku kërkohet operim ekip me mbështetje dhe motivim të njëri tjetrit për të arritur përfundim të suksesshëm të trajnimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është lansuar platforma Sakushton e cila do të krahasoj çmimin…